Trajneri i Llapit, Tahir Batatina për herë të parë ka folur për shumën e arkëtuar nga shitja e Mirlind Dakut.
Batatina në një reportazh ekskluziv të realizuar nga Gazeta inFokus ka zbuluar se klubi llapjan ka fituar plot 60.000 mijë euro nga shitja e Dakut te Osijeku i Kroacisë.
“Klubi i Llapit ka fituar 60,000 euro nga shitja e Mirlind Dakut, si dhe posedon 15% të kartonit të futbollistit. Në çdo shitje të tij në klubet evropiane ne do ti marrim 15% të parave”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.
Tekniku llapjan gjithashtu zbuloi se nga shitja e Festim Alidemës nuk kanë përfituar asnjë para, por e zotërojnë 15% e kartonit të futbollistit nga Pozherani.
“Nga shitja e Festim Alidemës nuk kemi kërkuar para nga Slaven Belupo. Por, njësoj sikurse te Daku ne zotërojmë 15% të kartonit të futbollistit dhe do të përfitojmë nga çdo shitje e tij”, theksoi trajneri i Llapit.






