Lokale - eSIMy

Lionel Messi duket se nuk po pushon për asnjë minutë, në mënyrë që të jetë më i gatshëm për pjesën tjetër të mbetur të sezonit.

Ylli argjentinas po stërvitet rregullisht, derisa ka sjell edhe disa pamje interesante nga palestra e tij.

32-vjeçari në momentin që po stërvitej, kishte një televizor përballë dhe po i shikonte golat e tij që kishte shënuar në këtë edicion.

Duket se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të perfeksionohet edhe më shumë dhe të fitojë edhe disa çmime të tjera derisa të pensionohet.

Messi prioritet e ka fitimin e Ligës së Kampionëve, pasi tashmë u ka premtuar edhe tifozëve të Barcelonës që do ta rikthejë trofeun në Camp Nou.

View this post on Instagram

Meanwhile in Argentina ???? ⠀ ? @valenjure

A post shared by 433 (@433) on