Lokale - eSIMy

Ky është momenti dramatik kur një burrë britanik është bartur me helikopter nga Atlantiku, pasi jahti i tij u kaplua nga një dallgë e çuditshme sa madhësia e një stadiumi futbolli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Richard Hendron ishte në një aventurë solo në Spirit of Daedalus kur detet rreth Gjirit të Biscay morën një kthesë dramatike për keq.

Duke folur për Mailonline, Z. Hendron, 38 vjeç, nga Londra tha: “Unë me të vërtetë mendoja se koha ime kishte mbaruar dhe unë jam shumë me fat që kam shpëtuar me vetëm disa lëndime të vogla”.

Richard Hendron, 38 vjeç

Siç bëhet e ditur, ai ishte larguar nga porti spanjoll i A’coruna në agim dhe udhëtoi për 20 milje kur detet ndryshuan papritmas.

Ai tha: “Moti ishte i mirë, por thjesht ndryshoi dhe papritmas pashë këto valë të mëdha. Ato dukeshin po aq të mëdhenj sa një stadium futbolli, dhe më pas njëra prej tyre vetëm u rrëzua në jaht”.

“Unë kurrë nuk kam parë një dallgë të tillë. Ishte e tmerrshme. Unë me të vërtetë mendova se do të mbytem”.

“Për 30 sekonda u ndjeva sikur isha në një makinë larëse”.

Akoma më keq, ai duket se po shkonte drejt një grupi të madh gurësh.

Tjetër problem ishte edhe fakti se thirrja e urgjencës që ai kishte bërë kishte kaluar në rojet bregdetare, por u vonua me më shumë se një orë për shkak të shkëmbinjve që bllokuan sinjalin.

Ai përfundimisht u vu re nga një helikopter dhe një zhytës shpëtimi u hodh poshtë nga një helikopter për ta shpëtuar atë drejt sigurisë.