Lokale - eSIMy

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për t’i rinumëruar rreth 1500 kuti.

Ajo ka thënë se PZAP është institucion joserioz dhe i ndikuar.

Postimi i plotë:

Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht.

Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij.