Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi dëshiron të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
Në një intervistë për të përditshmen franceze “L’Equipe”, Icardi të martën ka thënë se po ndihet shumë i lumtur te ekipit francez, te i cili u huazua para fillimit të këtij edicioni për një vit nga Interi, transmeton Koha Ditore.
“Huazimi te PSG-ja, është një hap i madh në karrierë për mua dhe do të bëjë të pamundurën ta bindi ekipin për të mbetur këtu edhe pas përfundimit të këtij edicioni”, ka thënë Icardi.
PSG-ja, ka të drejtën e blerjes së Icardit për 70 milionë euro në fund të edicionit kurse 26-vjeçari deri më tani ka shënuar shtatë gola në tetë paraqitje.






