Në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, miq e familjarë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Zllatar të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Tek varri i të ndjerit ka vendosur lule edhe bija e tij, Arsa Dehari së bashku me familjarë të tjerë.

Përpos familjes, homazhe bënë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me anëtarët e lëvizjes pjesë e së cilës ishte edhe Dehari./arbresh.info/










