Lokale - eSIMy

Zgjedhjet e 6 Tetorit kanë pastruar skenën politike jo vetëm prej disa partive politike por edhe prej disa deputetëve “të vjetër” të cilët prej themelimit të Kuvendit kanë qenë pjesë e legjislaturave të Kosovës.

Sipas të dhënave preliminare, një prej deputetëve me stazhin më të madh në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ish nënkryetar i Kuvendit të Kosovës duket se nuk e ka kaluar pragun për t’u bërë deputet.

Kjo e ka gëzuar tej mase gazetarin Bajrush Morina i cili në një postim të tij në Facebook i ka thurr vargje humbjes së Xhavit Halitit në garën për deputet.

O edhe Kuvendi bre ka lezet,

Pa Xhavit Halitin deputet!

P.S. Falenderim i veçantë për të gjithë ata votues të PDK që nuk ia dhanë votën Xhavit Halitin! E kanë shpëtu Kosovën! ka shkruar Morina në Facebook.

O edhe Kuvendi bre ka lezet,Pa Xhavit Halitin deputet!P.S. Falenderim i veçante per te gjithe ata votues te PDK qe nuk ia dhane voten Xhavit Halitin! E kane shpetu Kosoven!

Gepostet von Bajrush Morina am Sonntag, 27. Oktober 2019