Lokale - eSIMy

Autoritetet gjermane kanë ardhur në përfundim se gjatë të shtënave më 2016 ku një adoleshent gjermano-iranian vrau nëntë persona dhe më pas edhe veten, ishte nxitur pjesërisht për shkak të pikëpamjeve djathtiste të dorasit.

18 vjeçari, i identifikuar si David Ali S., kishte sulmuar një restorant në Munih i njohur si vend ku mblidhen të rinjtë imigrantë. Në mesin e të vrarëve ishin edhe tre shqiptarë të Kosovës, kurse viktimat tjera ishin hungareze, turke dhe greke, raporton AP.

Të shtënat ndodhën në pesë vjetorin e vrasjes së 77 personave nga ekstremisti djathtist norvegjezi Anders Behring Breivik, dhe hetuesit thanë se dorasi i Munihut kishte bërë kërkime për atë masakër online, transmeton Koha.net.

Policia e shtetit bavarez tha të premten se tani kanë vendosur ta klasifikojnë rastin si “krim të motivuar politikisht”. Ajo tha po ashtu se “pikëpamjet radikale djathtiste dhe raciste të dorasit nuk duhen injoruar”.