Lokale - eSIMy

Një person në Drenas hapi bastore në shtëpinë e tij.

Mirëpo kjo nuk la pa u vërejtur nga Policia e Kosovës.

Ata dje bastisën shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast si prova materiale ia sekuestruan 13 shtëpiza kompjuteri, një lexues i tiketave të lojërave të fatit dhe lojëra të ndryshme.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë.