Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në një intervistë për syri.net, që po transmetohet në Televizionin 7, thotë se Hashim Thaçi është për të përfaqësuar politikat e jashtme të vendit, por ai s’mund t’i krijojë ato. Në dialogun me Serbinë, Kurti thotë se do ta spostojë Thacin.
Kurti, i cili i ka fituar zgjedhjet, sipas rezultatit preliminar, thotë se bisedimet me Serbinë do t’i udhëheqë vetë, e jo Thaçi.
“Aktgjykimi i para disa muajve dhe Kosova si republikë parlamentare e bën të qartë se kryeministri duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për syri.net, shkruan Gazeta Express.
Ndërkaq ai thotë se presidenti Thaci, duke iu mundësuar politikbërja e jashtme, ka tentuar ta afrojë Rusinë e ta largojë Gjermaninë.
“Presidenti është për të përfaqësuar politikën e jashtme, e jo për të krijuar politikë të jashtme. Së fundmi ka pasur tendencë për ta spostuar aleatin e dytë më të rëndësishëm të Kosovës pas SHBA’së, Gjermaninë, dhe për të na përafruar me Federantën Ruse”, ka thënë tutje Kurti.






