Lokale - eSIMy

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili këtë të diel ka vizituar Tiranën, është aksidentuar duke u kthyer në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Po, është aksidentuar. Ka qenë aksident i lehtë, pra nuk është lënduar askush”, ka thënë Manxhuka.

Ndërkaq, mësohet se pas aksidentit, Kurti është transportuar me veturën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

Kurti, gjatë qëndrimit në Tiranë, para gazetarëve, ka folur për refuzimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Po ashtu i pyetur për takimin me Ramën, ka thënë se do ta takojë herën tjetër pasi ka angazhime në Prishtinë.

“Do kthehem sonte në Kosovë por do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë”, ka thënë Kurti.