Një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Rreth orës 10:15 kemi marr informatën se gjendet një person pa shenja jete në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Me të marr informacionin, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi rreth moshës 30 vjeç është pa shenja jete. Njësitet relevante në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin i cili konsiderohet si hetim i vdekjes”, tha Rugova






