Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi në konferencën për media është shprehur se Astrit Dehari është vrarë.
“Kështu kanë thënë edhe grupi i ekspertëve të pavarur dhe të njëjtin mendim e kanë edhe ekspertët në Hagë. Astrit Dehari ka pasur plagë të cilësuara si vetëmbrojtëse dhe mund të themi se ai është vrarë”, tha Gashi.
Në konferencën për media kanë folur edhe prindërit e Astrit Deharit dhe gruaja e tij ku kanë treguar se nuk kanë arritur të marrin raportin e Mjekësisë Ligjore Zvicërane.
Më tutje, Tomë Gashi është shprehur se arsyeja e vrasjes së Astrit Deharit sipas tij është absolutisht politike dhe ka pranuar se edhe deklaratat e tij janë politike për këtë arsye. /Lajmi.net/






