Një stallë është përfshirë nga flakët dje rreth orës 11:00 në fshatin Llaushë e Ulët të Podujevës, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, në stallë kishte mjete bujqësore, drithëra dhe ushqim i bagëtive, ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme 15 mijë e 850 euro.
“Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të shtëpisë, pronë e vëllait të viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, thotë Policia./Llapi.info






