Lokale - eSIMy

Fitim Haziri, është nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje, si kandidat i kësaj partie për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Haziri, aktualisht është shef i asambleistëve të VV-së në Podujevë dhe në garën e 6 tetorit mban numrin 94 në listë.

Ai është doktor me profesion dhe gëzon respekt të madh në rajonin e Llapit

Në njoftimin e tij për kandidaturën për ulëse në Kuvendin e Kosovës, Fitim Haziri, u zotua se do të punojë me tërë potencialin e tij kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha dukutive negative në Kosovë.

Haziri ka shtuar se do të punoj pa ndërprerë për një sistem të drejtë e të pavarur gjyqësor, shëndetësi të dinjitetshme, ekonomi të zhvilluar dhe për një arsim cilësor që është themeli i të gjitha zhvillimeve të tjera pozitive.

Në fund, ai ka thënë se të gjitha këto janë të mundshme me Albin Kurtin kryeministër të Kosovës.

Të nderuar qytetarë,

Me knaqësi të veçantë ju njoftoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje më ka nominuar kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këtë nominim para se gjithash e konsideroj përgjegjësi, pastaj nderë dhe privilegj.
Duke ju falënderuar të gjithëve për përkrahjen e dhënë, betohem se gjithë potencialin tim intelektual e njerëzor do ta vë në shërbim të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, e të Podujevës në veçanti.

Do të jem në shërbim të përhershëm të luftës kundër dukurive negative, të cilat po na varfërojnë e po na e rrezikojnë ekzistencën e shtetit, si: krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi, keqpërdorimi i resurseve publike, etj..

Do të punoj pa ndërprerë për një sistem të drejtë e të pavarur gjyqësor, shëndetësi të dinjitetshme, ekonomi të zhvilluar dhe për një arsim cilësor që është themeli i të gjitha zhvillimeve të tjera pozitive. Ne qytetarët e këtij vendi të mrekullueshëm meritojnë të jetojmë më mirë, dinjitetshëm dhe të barabartë me qytetarët e kombeve përparimtare të Europës dhe Botës.

Me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me Albin Kurtin kryeministër kjo është e mundshme.

I juaji,
Fitim Haziri