Lokale - eSIMy

Edhe personi i dytë M.R, i plagosur sot në Lagjen e Spitalit, ka vdekur.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Koha Ditore”, zyra për informim e QKUK-së.

“Po, ka vdekur edhe personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekeve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kujtojmë se nga ky konflikt i armatosur, të vdekur kanë mbetur dy persona, ndërkaq të plagosur janë edhe dy të tjerë, të cilët sipas mjekut kujdestar, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.