Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar Shërbimin Gjeologjik të Kosovës.
Gjatë takimeve Lluka është njohur me punën që bën ky shërbim.
Kreu i MZHE-së u njoftua edhe me investimet që janë bërë brenda këtij institucioni.
SHGJK ka investuar dy aparate në vlerë prej 700 mijë euro.
1.Mikroskop me nano teknologji që ka kapacitet të shoh 1/100 pjesë të milimetrit dhe 2. Rentgenin për identifikimin e e të gjitha mineraleve.
Ky shërbim është përgjegjës për monitorimin 24 orë në ditë, dhe shtatë ditë në javë për monitorimin e aktiviteteve sizmike.
Me këtë rast Valdrin Lluka, paralajmeroi se javën tjetër do të përurohet laboratorin e ri që do të lansohet brenda hapësirave të Universitetit të Mitrovicës, ku do të kenë mundësi t’i fusin në praktikë njohuritë në fushën e gjeologjisë.






