Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se bifurkacioni i lumit Nerodime është trashëgimi e veçantë natyrore, sepse përbën një dukuri të rrallë gjeografike të derdhjes së një lumi në dy dete.

“Njëri degëzim derdhet në lumin Sitnicë dhe vazhdon drejt lumit Ibër, Moravë dhe përmes Danubit arrin në Detin e Zi në Lindje. Kurse, degëzimi tjetër përmes lumit Lepenc e Vardar derdhet në Detin Egje”.

“Në këtë udhëkryq unë qëndroj në krahun që shkon drejt Perëndimit, sepse ky është orientimi gjeopolitik që na e kanë lënë amanet rilindësit tanë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Bifurkacioni i lumit Nerodime është trashëgimi e veçantë natyrore, sepse përbën një dukuri të rrallë gjeografike të…

Gepostet von Kadri Veseli am Sonntag, 25. August 2019