Lokale - eSIMy

Skuadra gjermane, Werder Bremen, përmes një komunikate ka bërë të ditur se është lënduar mesfushori kosovar, Milot Rashica.

Rashica është lënduar në ndeshjen e parë në Bundesliga për sezonin 2019/20.

Ai u detyrua ta lëshojë lojën në minutën e 65-të për shkak të një problemi në kofshë, ndeshje kjo në të cilën Werderi e pësoi nga Fortuna Düsseldorf me rezultat 1-3.

“Sulmuesi duhej të zëvendësohej për shkak të problemeve në kofshë. Diagnoza e saktë do të jetë në dispozicion brenda ditëve të ardhshme, pas hetimit të mëtutjeshëm”.