Philippe Coutinho do të luajë në Bundesliga te Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Tashmë pothuajse gjithçka është e konfirmuar.
“FC Bayern dhe FC Barcelona kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e Philippe Coutinho te Munich”, shkruhet në faqen zyrtare të Bayernit, raporton Gazeta Express.
Bayerni ka konfirmuar se braziliani do të transferohet në formë huazimi për një vit nga Barcelona te kampionët e Gjermanisë.
Klubi shkruan ndër të tjera se ka opsionin e blerjes në fund të sezonit dhe se lojtarit pritet të arrijë në Munich në ditët e ardhshme për të kompletuar testet mjekësore.
Coutinho iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për 120 milionë euro plus 40 bonuse në fillim të vitit 2018.
Për një sezon e gjysmë, ai ka bërë 76 paraqitje, ka shënuar 21 gola, derisa ka fituar edhe disa trofe, veçuar dy La Liga.






