Lokale - eSIMy

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019.

“Rrjedhimisht, njoftojmë qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019 ndërkaq, përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019”, thuhet në njoftim.

Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse në adresat vijuese:

Në Republikën e Kosovës:

Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Divizioni i Pensioneve të Jashtme

Departamenti i Pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1

10000 Prishtina

Tel +38338211663

Republika e Kosovës

Në Konfederatën e Zvicrës:

Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit]

Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100]

1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër]

Tel : +41 58 461 91 11

Faks: +4158 461 97 05

Internet: http:/www.zas.admin.ch

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit]

Av. Edmond-Vaucher 18

Postfach 3100 [Kutia postare 3100]

1211 Genf 2

Schweiz [Zvicër]

Tel. +41 – 58 461 91 11

Faks +41 58 461 99 50

Internet: http://www.zas.admin.ch