Lokale - eSIMy

Ekzekutimi i penaltisë gjithmonë është një presion i madh, por edhe emocional për një futbollistë.

Por, nëse ajo bëhet nën presionin e kërcënimeve me armë, kjo bëhet edhe më e vështirë për futbollistin që e merr këtë përgjegjësi.

Një gjë e tillë ka ndodhur në shtetin brazilian, videoja e të cilit është bërë viral në Internet dhe po shpërndahet gjithandej.

Në video shihet tifozi duke e mbajtur revolen pranë topit gjersa futbollisti po e ekzekutonte një penalti në futboll të vogël.

Me të humbur penalltinë, shihet turma e tifozëve teksa entuziazmohen pasi që e fitojnë ndeshjen, ku për ta futboll është si religjion.

Ndryshe, ka pasur raste kur futbollistë janë ekzekutuar pasi kishin humbur një penalti në kampionate të ndryshme.