Lokale - eSIMy

Barcelona ka prezantuar mbrëmë skuadrën për sezonin 2019/20 para mijëra tifozëve në “Camp Nou”

Barça zhvilloi ndeshjen e parë në “Camp Nou” para startit të sezonit të ri kundër Arsenalit për trofeun Johan Gamper dhe triumfoi në fund 2-1.

Para ndeshjes, lojtarët e rinj, por edhe ata që janë aktualisht – dolën në fushën e Camp Nou për t’u përshëndetur me fansat para startit të sezonit të ri ku synojnë sërish tripletën.

Griezmann, që erdhi në Barca me shumë fjalë, pasi në vitin 2018 refuzoi katalunasit, u mirëprit ashtu siç i ka hije, tifozët se kanë harruar gjithçka që ka ndodh.

Ovacione kishte edhe për Frenkie De Jong, një mesfushor me të ardhme të ndritur.

Por, asgjë nuk po shkon mirë për Coutinhon, pasi sipas AS, tifozët e pritën me vërshëllima në mesin e duartrokitjeve dhe duket gjithnjë e më larg Barcelonës.

Para mijëra tifozëve, Messi premtoi se Barcelona edhe sezonin e ardhshëm do të luftojë për të gjithë trofetë.