Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje, ku është diskutuar për zgjedhjet e brendshme.
Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu sot është takuar me me kryetarin aktual të kësaj partie, Isa Mustafa.
Pas takimit, Sejdiu ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësi në këtë parti për të mirën e saj dhe të Kosovës.
“Me kryetarin Mustafa biseduam për problemet aktuale, flas në kuptimin e mobilizimit politik të përgjithshëm për zgjedhjet”, ka thënë Sejdiu, raporton lajmi.net.
Ai ka shtuar se duhet gjetur shtegun më të mirë të mundshëm për të pasur një proces që përfundon mbarë.
“Kam shprehur gatishmërinë time që të marrë përgjegjësitë e duhura për të udhëhequr LDK-në, për të mirën e këtij subjekti politik dhe për të mirën e vendit. Ishte një bisedë korrekte me Mustafën”, ka përfunduar Sejdiu.
Ndërsa, Isa Mustafa nuk është deklaruar ende rreth këtij takimi.