Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, nesër do të performoj në Prishtinë edhe me kolegë të tij të huaj.
Ai në konferencën e sotme rrëfeu edhe një histori interesante të dirigjentit italian, David Crescenzi, i cili ishte në Kosovë gjatë luftës si karabinieri.
“Storia e lezetshme në këtë mes është me Davidin është se kur para një periudhe performojshim në operë në Duseldorf, në muhabet e sipër më thotë: Si është Prishtina pas 20 vjetësh? I thashë që është mirë”.
“Por mua më habiti si e dinte Prishtinën se ndonjëherë kur udhëtoj në kontinentet e tjera nuk e kanë shumë idenë se ku i bie Prishtina dhe Kosova – edhe po e pyes kah kjo lidhje e jotja me Prishtinën, ai ma kthen se ka qenë carabinieri në luftë dhe se është kurioz me pa Prishtinën 20 vjet pas luftës”.
“E bukura ishte se dje me ecë pak edhe nëpër shesh në Prishtinë dhe me pa që ajo po zhvillohet dhe po rritet dhe shpresojmë që ne kemi me pasë një Prishtinë që ne të gjithë së bashku e dojmë shumë”.
Ndërkaq, dirigjenti italian tha se kur e pyetën për të performuar në Prishtinë ka pranuar pa asnjë hezitim.
“Jam shumë krenar të jem këtu dhe kur më është kërkuar të vijë kam pranuar menjëherë. Kam gjetur një orkestër të madhe me një gjeneratë të re muzikantësh dhe dje pashë një entuziasëm të njerëzve dhe po të njëjtin do t’ua japim ne audiencës”.