Lokale - eSIMy

Autoriteti i Aviacionit Civili ka njoftuar se mëngjesin e sotëm fluturimi i kompanisë ajrore “TUI Fly” në arritje nga aeroporti Basel – Mulhouse, pas aterrimit ka vërejtur që ka probleme teknike si pasojë e goditjes me shpezë, e cila ka ndodhur gjatë fluturimit.

Sipas AAC-së, problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në orën 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45.

Poashtu është bërë e ditur se me probleme teknike është përballur edhe një një avion tjetër.

“Gjithashtu, aeroplani i fluturimit 8Q 710 i kompanisë Onur Air me destinacion Antalia, për shkak të një problemi teknik nuk ka mundur të niset në kohën e paraparë, në ora 3:30 (kohë lokale). Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin”.