Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare mjeku amerikan, Dr.Will Noyes.

Gjatë luftës dhe gjenocidit në Kosovë në vitin 1999, ai la Amerikën dhe shkoi për të shërbyer si kirurg në Spitalin e Kukësit, ku shërbeu duke dhënë ndihmën mjekësore për shumë civilë dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas misionit të tij human për ndihmën ndaj kosovarëve, mjeku amerikan ishte kthyer në vendlindjen e tij ku kishte hapur një fond për të ndihmuar me furnizime mjekësore popullin shqiptar.