Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, thotë se dorëheqja e Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, është një lojë e vjetër që i solli rezultate në dy raste kur u gjykua në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë.
Ai theksoi se në atë kohë,”Haradinaj u shpall i pafajshëm për shkak të mungesës së provave, se ai u bë hero kombëtar dhe arriti të shpëtojë si politikan numër një ndër shqiptarët në Kosovë”.
Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten pas ftesës për intervistë që i erdhi nga Gjykata Speciale, transmeton Klan Kosova.





