Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka bërë me dije vet Naim Maloku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë ti tij:
Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe miq!
Ju njoftoj që sot, përmes telefonit dhe në gjuhen sllovene, jam
kontaktuar nga Gjykata e Hagës me ftesë që të paraqitem në ditët në
vijim per intervistim ne cilesine e deshmitarit.
Ju njoftoj gjithashtu qe eshte hera e pare qe une kontaktohem nga kjo Gjykate.
Njoftova Gjykaten qe per shkak te gjendjes se renduar shendetesore une nuk mund te udhetoj per atje.
Angazhimi im ne perpjekjet e popullit tim per liri, i kurorezuar me te qenit oficer i larte ne te shejten UÇK, me ben te ndihem krenar tere jeten duke lene trashegimine me te çmuar per pasardhesit e mi.






