Lokale - eSIMy

Një autobus pasagjerësh me targa të Kosovës është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.

Siç duket edhe nga fotot, autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe trafik në qarkullim, raporton oranews.