Lokale - eSIMy

Nuk janë të rralla rastet kur thyhen xhamat e veturave me qëllime për të vjedhur gjërat e vlershme brenda saj, e një rast i njëjtë ka ndodhur edhe dje në Prizren, shkruan Gazeta Metro.

Në parkingun e ‘Abi Çarshia’ një person thyen xhamin e një veture dhe ka vjedhur një çantë brenda saj.

Metro mëson se brenda çantës kishte vetëm karikues të telefonit dhe disa kabllo tjera të telefonave, ku vlera e tyre arrinte shifrën e 100 eurove.