Lokale - eSIMy

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq ka reaguar përmes rrjetit social Twitter rreth ndalimit të vizitave në Kosovë të zyrtarëve serbë, nga ana e autoriteteve kosovare.

Kandiq, transmeton rtk, ka shkruar se ky është momenti i fundit që të pranojmë realitetin.

“Politikanët nga Serbia nuk mund të shkojnë në Kosovë. Është momenti i fundit që ta marrin veten dhe ta pranojnë realitetin: Kosova është një shtet i pavarur dhe atje jetojnë 100 mijë serbë”, ka shkruar Kandiq.