Lokale - eSIMy

Lionel Messi e Sergio Aguero kanë kritikuar referimin pas humbjes 2:0 në gjysmëfinale të Copa Americas nga Brazili të martën mbrëma. Ata kanë pyetur pse video-tekonologjia nuk është konsultuar në dy apelime për penallti.

Sistemi VAR është përdorur shumë gjatë turneut, madje në masë aq të madhe saqë Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) u desh të mbronte përdorimin pas ankesave nga tifozët për vonesa të shumta.

Sistemi ka pasur ndikim të madh në rezultate, ku u anuluan tre gola të Uruguait në ndeshjen çerekfinale ku u eliminua nga Peruja, si dhe gola të Kilit në çerekfinale ndaj Kolumbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu edhe në fazën grupore ka pasur një numër të anulimit të golave, ndërsa ka pasur vonesa të shumta. Po ashtu disa penallti janë akorduar kur ka pasur apelime për faule në zonë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)