Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka raport të mirë me disa prej liderëve të rinj të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet më 23 korrik me presidentetn e ardhshme të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur “Prva TV”, transmeton lajmi.net.
Ministrja gjermane e mbrojtjes është propozuar për presidente të Komisionit Evropian pasi liderët e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për udhëheqësinë e re të inistitucioneve evropiane.
Nga kabineti i presidentit të Serbisë, kanë komentuar për “Blic” emërimet e reja brenda institucioneve evropiane, duke thënë se liderët e rinj evropianë janë miq të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Nga kabineti i Vuçiqit thonë se bëhet fjalë për figura me të cilat presidenti i Serbisë ka raport të mirë.
“Bëhet fjalë për miq të presidentit Vuçiq, në kuptimin politik dhe të diplomacisë, prapë na pret një periudhë e vështirë dhe plot me sfida”, thanë nga kabineti i Vuçiqit.






