Pas mashtrimit më projekt të investimit nga kryeinspektori i komunës së Podujevës, biznesmeni kosovar që ka ardhur nga Gjermania për të investuar në Kosovë, Sami Bulliqi, ka fajësuar edhe kryetarin e Podujevës, Agim Veliun.
“ Z. Veliu ka arrit që punëtorin e tij , zyrtarin komunal ta mbrojë, jam plotësisht i bindur në çdo mënyë që të ngritet aktakuzë edhe ndaj Durim Salihut mirëpo edhe ndaj Agim Veliut”, ka thënë Bulliqi.
Ai pretendon se kryetari i Podujevës ka qenë i informuar për këtë mashtrim.
“Ai është i informuar që nga fillimi deri sot nuk është marrë asnjë masë ligjore ndaj tij, mirëpo kjo çka ka ndodhur në Kosovë është shumë e çuditshme në Bashkësinë Evropiane”, ka shtuar Bulliqi.
Biznesmenët e huaj përballën në Kosovë me burokraci, e ryshfeti është kosto e parashikuar e investimit. InDoks në këtë emision do të sjell raste ku zyrtarë të shtetit u kapën me para në dorë, tëmarruara nga biznesmenë me nënshtetësi nga vendet e BE-së.
Rrëfejnë edhe biznesmenë që u mashtruan nga zyrtarë të tjerë duke marrë leje pa projekt. Flasin edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë. Edhe ata që i mbrojnë bizneset. Të gjithë e tregojnë një histori: që këto raste e shpërfaqin haraçit që shteti i Kosovës ua vë investitorëve të huaj.






