Një person në Fushë-Kosovë është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje rreth pronës, ka sulmuar fizikisht një serb.
Përmes raportit 24 orësh, policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Po ashtu, gjatë kontrollin, në trupin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë me karikatorë dhe 13 fishekë.
Lidhur me rastin, janë inervistuar edhe 4 persona të tjerë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më poshtë, njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetë dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.






