Lokale - eSIMy

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot ka përfunduar takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave.

Ai gjithashtu bëri të ditur se kanë dështuar përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të bllokuar Kosovën nga ushtrimi i të drejtave të saj si anëtare.

“Kosova mori pjesë në të gjitha votimet, u aprovua kontributi vjetor financiar dhe kishte të drejtën e plotë dhe të barabartë për të folur dhe për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet”.

“Ky është një sukses për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një argument tjetër se pavarësia dhe statusi i Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare është një çështje e mbyllur”.

“Unë jam mirënjohës ndaj delegacionit të Kosovës dhe miqve tanë për luftën e fuqishme në mbrojtjen e anëtarësimit tonë dhe parandalimin e skenarëve të Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.