Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publike deklarimet e pasurisë së Prokurorëve të Prokurorisë së Shtetit.
Shumë prej tyre, nga deklarimet që i kanë bërë në AKK, shihet se janë merak në vetura të shtrenjta, e madje i posedojnë edhe më shumë se dy të tilla, shkruan lajmi.net.
Vlera e tyre sillet nga 3 mijë euro, deri tek më e shtrenjta tip “Mercedes” që kushton hiç më pak se 15 mijë euro.
Kryeziu nuk i ka punët keq as me paga. Përveq që merr mbi 1 mijë e 800 euro pagë si prokuror, edhe katër fëmijët e tij janë në marrëdhënie pune.

Arben Kadriu – Prona, shtëpi e banesa.
Ai në pronësi ka edhe shtatë garazha, vlera e të cilave është llogaritur deri në 35 mijë euro.
Por këtu nuk përfundojnë të mirat material për prokurorin Kadriu. Ai merr katër qira nga lokalet dhe banesat, e shuma e të cilave në muaj arrin gati në 1 mijë e 300 euro.
Përveq kësaj, Kadriu merr edhe pagën e rregullt si prokuror.
Megjithë këto pasuri ai në bankë ka deklaruar vetëm 6 mijë e 300 euro në bankë.


Zenulla Gashi – Veturë të shtrenjtë, prona e objekt.
Veturën, tipin e së cilës nuk e ka specifikuar, Gashi e ka blerë për hiç më pak se 27 mijë euro, të cilën e ka blerë me kredi.
Në pronësi të përbashkët ai ka edhe truall, prona e objekt, vlera e të cilave arrin deri në 500 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe mjaft të hyra, ku përveq pagës si prokuror, merr edhe qera mujore, shtesa dhe rimbursim nga shteti gjerman.







