Nga dy objekte në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë ka dalë tym.
Për këtë rast në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, sipas tyre të gjithë banorët janë evukuar dhe nuk ka persona të lënduar.
“Pas evakuimit të banorëve, policia bashkërisht edhe me faktorët e tjerë relevant po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat nën të cilat ka ndodhur rasti”.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, thonë nga Policia.






