Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Javën e Egjiptianëve të Kosovës ka shprehur mirënjohjen e këtij komuniteti për angazhimin e tyre në vend.
Ai ka shkuar në Amfiteatrin e Fushë Kosovës për të shënuar këtë ngjarje.
“Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës, dhe si Qeveri e vendit do të bëjmë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës. Bashkërisht, me një vendim të Qeverisë kemi shpallur 24 qershorin, Ditë të Egjiptianëve të Ballkanit, si ditë memoriale e cila duhet të respektohet në vazhdimësi”, ka shkruar në Facebook.
“Komunitetet janë vlerë e vendit tonë dhe diversiteti është pasuri”.






