Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Konventa e nëntë e PDK-së, pasi vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur, Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër.
Veseli nuk ka pasur kundërkandidatë në garën për të parin e PDK-së.
Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së, pasi ky i fundit ishte zgjedhur president i vendit.






