Lokale - eSIMy

Gjatë ditës së sotme, zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matheë Palmer, ka bërë bashkë krerët e koalicionit dhe opozitës si dhe përfaqësuesit politikë të serbëve.

Ky takim është bërë në ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, dhe prezentë kanë qenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, nënkryuetari i LDK-së, Agim Veliu si dhe përfaqësuesit e serbëve Goran Rakiç dhe Petroviç. Gazeta Blic, ka folur me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, për të zbuluar detaje rreth këtij takimit.

Ai ia ka konfirmuar Gazetës, se ka qenë në takim, por nuk ka dashur që të flas për temat që janë folur dhe kush kanë qenë të pranishëm.

Veliu, shkurt ka thënë se ka qenë takim i rregullt, duke thënë që për detaje të pyetet Ambasada Amerikane.

“Po ka pas takim. Janë takime të rregullta që ne i mbajmë, për detaje tjera pyetni ata. Ditën e mirë”, ishte përgjigja e Veliut dhënë për Gazeta Blic.

Gjatë ditës Gazeta Blic, ka komunikuar edhe me zyrtarë të kabinetit Haradinaj, të cilët po ashtu kanë konfirmuar takimin, por që nuk kanë pranuar të japin detaje.Selim Selimi, shef i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, ka thënë rreth orës 14:00 se Haradinaj është në takim me zv.ndihmës sekretarin e shtetit amerikan. Por, sikurse Veliu, as ai nuk ka dashur që të japë detaje të takimit dhe arsyen e mbajtjes së tij.

“Po kryeministri Haradinaj aktualisht është në takim me Palmerin. Deri më tani kaq detaje mund të japim”, ka thënë Selimi. Gazeta Blic, ka tentuar që të flas edhe me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, por që komunikimi me ta ka qenë i pamundur. Njëjtë ka ndodhur edhe me ata të zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli.Palmer, ka arritur dje në Kosovë, pas vizitës që e kishte zhvilluar ditë më parë edhe në kryeqytetin serbë, në Beograd.