Lokale - eSIMy

Llapi është në ndjekje të titullit kampion që nga rikthimi në elitën e futbollit kosovar pesë edicione më parë.

Për të arritur një qëllim të tillë llapjanët kanë menduar të bashkojnë ‘treshen’ Zhdrella-Zabërgja-Osmani, që dikur fitonin së bashku titullin kampion me ekipin e Hysit, shkruan Gazetasheshi.com.

Madje drejt këtij qëllimi po përkujdeset edhe ish-pronari i Klubit Futbollistik “Hysi”, Hysen Sadiku, i cili është bërë ‘mësit’ për afrimin e Labinot Osmanit dhe rinovimin e Mentor Zhdrellës.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse titulli kampion për edicionin 2019/20 do të përfundojë në qytetin e Podujevës për herë të tretë në histori.

Besiana dhe Hysi janë dy ekipet që arritën të fitonin titullin kampion më parë.