Një kapitull i ri po paralajmërohet në karrierën e Sergio Ramosit.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, kapiteni i Real Madridit ka kërkuar nga presidenti i klubit, Florentino Perez, që t’ia lejojë largimin si lojtar i lirë.
Thuhet se 33-vjeçari ka marrë një ofertë të majme nga Azia dhe synon që karrierën ta përfundojë në Kinë.
Sipas raportimeve, Perez megjithatë fillimisht e ka refuzuar idenë që kapiteni i madrilenëve “t’u jepet si dhuratë kinezëve”.






