“Autostrada e Dukagjinit është autostradë jo vetëm e shqiptarëve kudo në Ballkan, por është autostradë e Evropës, sepse ajo lidhë vendbanime në Evropë”, kështu ka thwnw kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fillimit të ndërtim-zgjerimit të rrugës regjionale R 107 qendrore në Deçan, njofton Llapi.info
Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo zonë ka qenë një tokë e djegur, e shkatërruar dhe minuar, por edhe zonë e lavdisë, me njerëz të aftë të kësaj treve nëpër breza.
“Infrastruktura e lehtëson jetën, rrugët e urat lidhin njerëzit, e bëjnë jetën më të shpejtë, më të saktë, janë nevojë ekonomike, mirëqenie”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ajo që na bën të ecin përpara, është fakti i kthimit në hartën ekonomike, që do të thotë se infrastruktura na bën më atraktiv për sipërmarrësit, për investitorët, për vende të punës”, ka thënë ai.
Duke theksuar rëndësinë e kësaj autostrade, kryeministri Haradinaj, tha se ata që e kritikojnë këtë autostradë, janë edhe shkurtpamës, edhe hileqarë, duke shprehur gjithashtu se i gëzohet autostradës që e lidhë me Gjilan, me Dheun e Bardhë, Mitrovicën e Podujevën.
“Janë qindra mijëra banorë e ekonomi dhe miliona që i kontribuojnë buxhetit të vendit tonë, pa u thirr në tragjeditë e vuajtjet e të kaluarës e kontributin tonë për liri”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me këto projekte, dëshirojnë të lidhen me ekonominë e Kosovës, rajonit dhe globit, të arrijnë më shpejt në Durrës, në Selanik dhe ata që investojnë në vendin tonë, të arrijnë më shpejt me mallin që e prodhojnë këtu, ta dërgojnë në tregje.
“Autostrada e Dukagjinit është tepër me rëndësi ata që e kritikojnë këtë autostradë janë edhe shkurtpamës, janë edhe hileqarë edhe hilaneta, unë i gëzohem autostradës që më lidh me Gjilan, e me Dheun e Bardhë e menjëherë si kam ardhur në punë e kam shtyrë përpara ne i gëzohemi autostradës që na lidh me Mitrovicë e Podujevë por duhet me iu ardhë marre atyre që kritikojnë një autostradë që e lidh Pejën, Deçanin, Gjakovën e Prizrenin”, tha tutje Haradinaj.
Ndryshe, Zgjerimi i rrugës katërkilometërshe në katër korsi, bashkë me trajtimin e rrugëve dytësore përreth saj, kap shifrën 5 milionë e 884 mijë euro. Kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Deçanit, por lidh edhe komunat e tjera përreth mes vete./Llapi.info






