Kryeministri Ramush Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Gjermani në një vizitë dyditore.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka konfirmuar se Haradinaj ka marrë ftesë të kreut të Bundestagut për këtë vizitë.
“Me ftese të kreut të Bundestagut gjerman do të merr pjesë në lutjet e mëngjesit që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me Kancelaren Merkel”.
Haradinaj do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.






