Dje janë zhvilluar ndeshjet e javës së fundit të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli me fitoren e arritur ndaj Prishtinës ka arritur të shpallet kampion.
Ndërsa në Prishtinë u zhvillua edhe ndeshja mes Flamurtarit dhe Llapit.
Banka rezervë e llapjanëve nuk ishin fare të fokusuar në ndeshjen e tyre pasi që shihen duke shikuar ndeshjen mes Feronikelit dhe Prishtinës në telefonat e tyre të mençur së bashku me trajnerin e tyre Tahir Batatina.






