Lokale - eSIMy

Portieri spanjoll është dërguar në spital në Porto, ndërsa raportohet se gjendja e tij është stabile

Portieri spanjoll, Iker Casillas ka pësuar sulm në zemër gjatë seancës stërvitore.

37 vjeçari është transportuar në spital në Porto, ndërsa mediat e atjeshme shkruajnë se gjendja e tij është stabile.

Së fundmi, ish-portieri i Real Madridit kishte nënshkruar kontratë të re me klubin portugez.

Portieri legjendat ka thënë se shpreson të pensionohet nga futbolli kur t’i mbush 40 vjet.

Ai i ka zhvilluar më shumë se 1000 ndeshje në futbollin profesionist.

Shpresojmë që Casillas të mos ketë probleme serioze me pasoja dhe t’i kthehet futbollit./Express