Lokale - eSIMy

Ftesës së të rinjve, për të kundërshtuar rekrutimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, iu përgjigjën pak veta, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht kësaj, organizatorët shpalosën brengën e tyre rreth konkursit të fundit për kadetë.

Me pankarta në duar, ata dërguan mesazhe për ministrinë e Mbrojtjes si dhe theksuan kërkesat që kanë për këtë institucion.

Një version të tillë e mohuan në Ministrinë e Mbrojtjes, derisa në një përgjigje me shkrim, ata thanë se të gjithë të ankuarve do tu jepet mundësia për ta shikuar testin.