Lokale - eSIMy

Komuna e Gjakovës nuk është duke lëshuar çertifikata për qytetarët e saj.
Lajmi.net mëson se një gjë e tillë po ndodhë për shkak se në këtë qytet ka kërkesa të shumta për largimin nga vend, dhe në këtë mënyrë po tentohet që të parandalohen ikjet.

Burime e lajmi.net në Gjakovë kanë thënë se ka një muaj që në këtë Komunë nuk mund të marrësh certifikate të lindjes.

Sipas tyre, arsyeja e komunë është që nuk ka letër për certifikata.

“Ka gati një muaj që në Komunë nuk mundemi me marrë certifikatë të lindjes, arsyeja e tyre është se nuk ka letër. Mirëpo kjo po bëhet për arsye të tjera, për shkak se ka shumë kërkesa të qytetarëve që të largohen nga vendi. Dhe komuna po tenton që në këtë mënyre t’i ndalojë”, ka thënë ky burim për lajmi.net.

Por, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga Komuna e Gjakovës.

Nënkryetari i kësaj komune, Ramadan Hoti, ka thënë për Lajmi.net se kjo nuk është aspak e vërtetë, dhe se edhe sot si çdo ditë tjetër është punuar në komunë.

“Nuk është e vërtetë ne rregullisht edhe sot kemi punuar dhe janë dhënë certifikata, për çdo gjë që kanë pasur nevojë qytetarët, shërbimet nuk janë ndalur për asnjë minutë”, ka thënë Hoti.